“Inter News”, media e afërt me klubin zikaltër raporton se drejtuesit kanë shfaqur interes për afrimin e Ardian Ismajlit në merkaton e janarit.
28-vjeçari shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer me Empolin dhe kombëtaren e Shqipërisë.
Ai është në vitin e fundit të kontratës me Empolin, ndërsa Interi mund të investojë për afrimin e tij në merkaton e janarit – raporton media në fjalë.
Pak ditë më parë “Tuttosport” raportoi se Juventusi ka shfaqur interes për Ismajlin pas dëmtimiz të brazilianit Bremer. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkato e janarit për të parë nëse Ardian Ismajli do e realizojë kapërcimin e madh në karrierë për të veshur fanellën e një klubi me histori.