Liverpuli mundi në shtëpi Çelsin me shifrat 2-1 duke rimarrë kreun e Premier Ligës.
Trajneri Arne Slot e ka nisur në mënyrën më të mirë përvojën e vështirë të zëvendësimit të një miti në “Anfilld” si Jurgen Klop.
Holandezi ka grumbulluar 21 pikë, me 7 fitore dhe vetëm 1 humbje në 8 javë kampionat.
Sulmi po prodhon gola me plot 15 rrjeta në portat kundërshtare, ndërkohë që skuadra ka pësuar vetëm 3 gola.
Livepuli ka fituar dhe dy përballjet e Ligës së Kampionëve.
Arne Slot nuk ka ndryshuar asgjë nga filozofia e skuadrës që drejtoi Jurgen Klop, por Luiz Diaz dhe Muhamed Salah duket se kanë marrë për dore ekipin pasi po kalojnë një formë të shkëlqyer.
Tranzicioni Klop-Slot po rezulton më i lehtë nga sa pritej.