Nga Arilda Lleshi
Përmes dosjeve të SPAK, vetëm të hënën, konfirmuam me emra dhe raste konkrete atë çka ne dimë prej kohësh: Partitë politike, e për rrjedhojë, shteti ynë janë organizata të mirëfillta kriminale. Ato këmbejnë favore të jashtëligjshme shtetërore me vota dhe pasuri. Ata mobilizohen agresivisht gjatë periudhës zgjedhore me para e dhunë që të kapin shtetin e pastaj ta ndajnë atë mes tyre, duke e shkatërruar atë.
Kriminelët zgjedhin deputetët, të cilët pastaj shërbejnë duke dekonspiruar aksione policore, bashkëpunojnë me vrasësit e mënyra të tjera, sipas nevojës.
Oligarkët kalojnë ligje me porosi për të bërë biznesin e tyre.
Politikanët pasurohen duke shitur pozicionin e tyre. Këto pasuri përdoren sërish për të fituar zgjedhjet.
Arrestimet e SPAK janë inkurajuese, por jo të mjaftueshme.
Në dosjen e Ilir Metës përfshihet edhe Saimir Mane si porositës ligjesh. Korrupsioni ka dy palë dhe të dy janë të dënueshëm nga ligji.
Dosja e inceneratorëve dhe 5D, vetëm nga provat që janë bërë publike, tregojnë për përfshirjen e Erjon Veliaj.
Kreu i kësaj organizate kriminale është Edi Rama.
Këta 3 persona kyç janë akoma të paprekur.
Për më tepër, këto gjyqe do duhej të konfiskonin pasuritë e tyre të fituara paligjshmërisht dhe t’i rikthenin në arkat e shtetit. Vetëm kështu drejtësia do të ishte përfundimtare.
Klasa e vjetër politike dhe ekonomike që kanë bashkëpunuar në kurriz të këtij populli duhen dënuar.