Ardian Ismajli shkëlqeu dhe në ndeshjen e fundit si kapiten i Empolit ndaj Napolit.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare arriti të izolojë një sulmues me përvojë si Romelu Lukaku.
28-vjeçari pati paraqitje të shkëlqyera dhe ndaj Romës dhe Juventusit duke “fshehur” sulmues si Dovbik apo Vlahoviç.
Këto paraqitje duket se tashmë e kanë bindur Juventusin të përshpejtojë me afrimin e tij në merkaton e janarit.
Mediat në Itali raportojnë se Xhuntoli dhe trajneri Mota e pëlqejnë mbrojtësin për të cilin tashmë interesohen po ashtu Interi dhe Napoli.
Ismajli është në vitin e fundit të kontratës me Empol dhe Juventusi mund të investojë një shumë të vogël për afrimin e mbrojtësit shqiptar.