Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK lidhur me akuzat për fshehje pasurie dhe përfshirje në afera korruptive. 

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo pranoi njohjen me biznesmenin Adrian Shatka të cilin u shpreh se e ka kushëri. 

Shatka referohet në dosjen hetimore si përfitues i paligjshëm në instalimin e fibrave optike, aferë për të cilën ai shfrytëzoi njohjen me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. 

Kryemadhi u shpreh po ashtu se Ilir Meta nuk ka patur raporte të mira me njerëzit e saj të afërt. 

“Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen.”, tha Kryemadhi.

Ajo akuzoi tre prokurorët e çështjes se kishin nxjerrë në media sekretin hetimor duke shtuar se ata i lanë asaj dhe trupës mbrojtëse vetëm tre orë kohë për t’u njohur me përmbajtjen e dosjen së akuzës. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *