Olena Zelenska, the first lady of Ukraine, addresses members of Congress on Capitol Hill in Washington, Wednesday, July 20, 2022. (Michael Reynolds/Pool Photo via AP)

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska deklaroi gjatë një interviste për BBC se vendi i saj do të dalë më i fortë nga dimri i vështirë që e pret si pasojë e mungesave të mëdha në energji elektrike dhe ujë të pijshëm shkaktuar nga bombardimet ruse. Zelenska theksoi se populli i saj ka përjetuar vështirësi më të mëdha se situata aktuale duke shtuar se paqja do të arrihet vetëm me fitoren e plotë të Ukrainës ndaj Rusisë agresore.

“Ne jemi gati ta durojmë këtë. Ne kemi pasur kaq shumë sfida të tmerrshme, kemi parë kaq shumë viktima, aq shumë shkatërrime, saqë ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë gjëja më e keqe që na ndodh .E dini, është e lehtë të vraposh një maratonë kur e di se sa kilometra ka. Në këtë rast ukrainasit nuk e dinë distancën që duhet të vrapojnë. Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë, por ka disa emocione të reja që na ndihmojnë të mbahemi.” – tha ajo.

Ukraina pritet të përballet me një nga dimrat më të vështirë që nga lufta e dytë botërore. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm mungon në disa zona të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin e Kievit. Ofensiva ruse ka targetuar pikërisht sektorët nevralgjikë të jetës në Ukrainë në përpjekjen e radhës për të thyer me çdo mënyrë rezistencën e ukrainasve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *