Sonte, në orën 20:00 në Paris, revista “France Football” do të ndajë çmimin prestigjioz të “Topit të Artë” për vitin 2024. Favoriti kryesor për këtë çmim është braziliani Vinicius Junior, i cili pati një rol vendimtar në sukseset e Real Madridit, duke kontribuar në fitimin e titullit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Treshja e kandidatëve kryesorë për këtë vit përfshin edhe spanjollët Rodri dhe Dani Carvajal. Rodri, mesfushori i Manchester City, u shpall kampion i Anglisë dhe ishte një shtyllë e fortë e mesfushës së Spanjës gjatë triumfit të saj në Euro 2024. Për fat të keq, Rodri pësoi një dëmtim të rëndë në fillim të këtij sezoni, çka e ka penguar të luajë deri më tani.

Ndërkohë, Dani Carvajal gjithashtu ishte pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi Euro 2024 dhe ka triumfuar me Realin e Madridit si kampion i Spanjës dhe i Evropës.

Nëse Vinicius Junior fiton “Topin e Artë”, ai do të bëhej braziliani i parë që fiton këtë çmim pas Kaka-së, i cili e fitoi atë në vitin 2007.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *