Nga Sebastian Zonja

1. Pse përmenden tregtarë të rëndësishëm në dosjen e Ilir Metës?

Sepse mosprerja e influencës së paligjshme të tyre në politikë duke caktuar deri deputetë e ministra e bën pavlerë reformën në drejtësi dhe çdo rezultat të saj. (Si është ajo barcaleta – biznesmen është Elon Masku, bir. Ti je …) 

2. Pse sot Sali Berisha kërkoi rrëzimin e reformës duke e cilësuar sorosiane? 

Sepse po mbyllet dosja “Gërdeci” dhe “21 janari” dhe kushedi se kush tjetër shkon në ndjekje penale. 

3. A mori fund opozita tani? 

Mori fund përdorimi i grupit parlamentar për të shpëtuar veten nga ndjekja penale. Opozita ka qenë dhe mbetet më e gjatë, më e gjerë, më e thellë dhe me më shumë ide se familja Berisha dhe dramat familjare të çiftit Meta. Trekëndëshi politikë – media – biznes na e ka paraqitur sikur pa këta merr fund Shqipëria, Ballkani, Evropa dhe bota.

4. Po lali Eri dhe Edi Rama? 

Ne jemi nga të paktët vende që kemi lëshuar me vota dhe tupane sovranitetin penal të vendit tonë. Asnjë vend serioz nuk e bën këtë. Si pasojë e kësaj, askush nga këta të korruptuarit në politikë nuk ka siguri se shpëton. Askush. Edhe sikur të çojnë valixhet me euro dhe dollarë nëpër botë, sërish s’kanë asnjë siguri se shpëtojnë, ndaj do vdesin nga ankthi dhe do fillojnë t’ja fusin njëri – tjetrit (lali Edit, Edi Lalit e me radhë…)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *