Qeveria e Serbisë njoftoi se ka miratuar një projektligj sipas të cilit Kosova njihet si “zonë e mbrojtur e veçantë sociale” çka i jep të drejtë Serbisë të ketë juridiksion mbi veprat penale të ndodhura brenda territorit të Kosovës.

Bashkimi evropian reagoi menjëherë pas këtij vendimi duke e cilësuar si shkelje të hapur të marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi.


“Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun.” – tha Nabila Masralli, zëdhënëse e BE-së.

Mëgjithatë edhe pas këtij vendimi, zëdhënësja e BE-së nuk foli për ndonjë sanksion të mundshëm ndaj Serbisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *