Kryeministri i Kosovës theksoi se rritja e pagave prej 110 eurosh në sektorin publik është e disata brenda mandatit qeverisës.
Albin Kurti shtoi se kjo rritje do të ndahet në dy faza, ndërsa rikujtoi se në të kaluarën rritja e pagave ndodhte vetëm në kohë fushatash zgjedhore.
“Nga janari i vitit të ardhshëm zyrtarët publikë do të kenë paga më të larta. Më herët pagat rriteshin vetëm një herë brenda mandatit, dhe atë vetëm në fushatë. Me qeverisjen tonë të mirë e demokratike po rriten në secilin vit që nga hyrja në fuqi e ligjit të pagave, ashtu siç e parasheh edhe ligji. Vitin e ardhshëm pagat për punonjësit e sektorit publik do të rriten për 110 euro.”. – theksoi Kurti.
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK e shohin vendimin e Kurtit si përpjekje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas tyre, buxheti i Kosovës ka kapacitet për rritje më të madhe të pagave.