Sportingu i Lisbonës njoftoi se trajneri Ruben Amorim do të largohet nga stoli i klubit për të marrë drejtimin e Mançester Junajtid. 

Klubi anglez do të paguajë 10 milionë euro për klauzolën e lirimit të trajnerit portugez.

Ruben Amorim i ka thënë po ofertës dhe projektit të Junajtidit në një periudhë të errët për klubin.

Erik Ten Hag u shkarkua pas humbjes ndaj Uest Hemit ndërsa Rud Van Nistëlroi nuk shihet ende si zgjedhje e parë dhe ai mund të mbetet sërish ndihmëstrajner me Amorim, ashti siç ishte me Ten Hag.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *