Minatorët u mblodhën sot në protestë para Kuvendit të Shqipërisë.
Me thirrjet ‘Turp” dhe “Haram e paçi votën tonë” ata kërkuan miratimin e statusit të minatorit.
Sipas tyre, mosmiratimi i këtij statusi si në çdo vend demokratik është fyerje për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në nëntokën shqiptare.
Pjesëmarrësit shtuan se minatorët marrin pensione qesharake.
Po ashtu minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të kushteve të punës në minierat shqiptare.