Familja e Mustafa Licit vendosi të kryejë një ceremony mortore brenda rrethit të ngushtë familjar prej ku Hamza Lici u përcoll në banesën e fundit pasi mbeti viktimë e një atentati mafioz në Dobraç bashkë me Arlind Bushatin.
23-vjeçari Lici është i vëllai i Ibrahim Licit, një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia.
Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi nga familja Lici, ndërkohë që Arlind Bushati u përcoll për në banesën e fundit nga një kortezh i madh qytetarësh të Shkodrës.
E vdekur në këtë atentat mbeti dhe Flutura Basha e cila ishte rastësisht në vendin e ngjarjes bashkë me të shoqin, Bashkim Basha i cili vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.
Pistat e para hetimore pretendojnë se dy qitësit që vranë Licin dhe Bushatin mund të jenë vrasës me pagesë të ardhur nga Mali i Zi.
Makina e autorëve të krimit u gjet e djegur në lagjen Golem të Grudës.