Në gjysmën e parë të vitit 2024, qytetarët e Kosovës kanë paguar çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon, me 7,4 euro për 100 kWh, sipas të dhënave nga Eurostat. Pas Kosovës renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku konsumatorët paguanin mesatarisht 8,5 euro për 100 kWh.
Pas Bosnjës dhe Hercegovinës, renditen Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me çmime gjithashtu të ulëta, por më të larta krahasuar me Kosovën dhe Bosnjën.
Ndërkohë, qytetarët në Kroaci paguajnë më shtrenjtë për energjinë elektrike në rajon, me 14,7 euro për 100 kWh. Megjithatë, edhe me këtë çmim, Kroacia mbetet ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian me çmimet më të ulëta të energjisë.
Në nivel evropian, energjia elektrike është më e shtrenjtë në Gjermani, ku qytetarët paguajnë 39,5 euro për 100 kWh.