Napoli kryesues u befasua në shtëpi nga Atalanta e cila e mundi thellë 0-3.
Të besuarit e Xhanpiero Gasperinit treguan karakterin e një ekipi me cilësi dhe forcë goditëse në momente kyçe.
Mes më të mirëve për Atalantën ishte sërish Berat Gjimshiti.
Ai u vlerësua me notën 7.9 nga “Sofascore”, ndërkohë që ishte i pakalueshëm në prapavijën bergamaske.
Berat Gjimshiti tashmë është shndërruar në lider të mbrojtjes te Atalanta.