Kryebashkiaku i Shkodrës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza për korrupsion në detyrat e mëparshme që mbante.
Benet Beci i mohoi lajmet nga disa media lokale në Shkodër se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në veri të vendit.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët” –shkruan Beci.
Mbetet të shihet nëse Beci do të qëndrojë në detyrë si i akuzuar për korrupsion apo do të largohet.