Donald Tramp po shkon i sigurt drejt rikthimit në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fitorja në Pensilvani rezultoi kyçe në fatet e këtyre zgjedhjeve.
Donald Tramp ka grumbulluar deri tani 277 vota elektorale ndërsa numërimi vijon.
Donald Tramp ka arritur të marrë deri tani 69 milion vota duke arritur numrin e votave të marra nga Barak Obama.
Benjamin Netanjahu dhe Volodimir Zelenski e uruan presidentin e ri të SHBA-ve vendimet e të cilit për dy konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme pritet të kenë ndikim kyç në politikën globale.
Kryeministri Edi Rama uroi Trampin për rizgjedhjen duke e quajtur rikthimin e tij si fitore të jashtëzakonshme.
Vjosa Osmani po ashtu shkroi se pret me padurim të punojë me presidentin e ri të SHBA-ve.
Kina e përshëndeti fitoren e Trampit duke u shprehur se do të ketë përpjekje për raporte korrekte me Uashingtonin.
Emanuel Makron po ashtu pati një mesazh urimi, ndërkohë që Alekandër Vuçiç dhe Millorad Dodik e cilësuan rikthimin e Tramp në krye të SHBA-ve si vendimtar për botën.
Shefi i NATO-s, Mark Rute u shpreh se vendimet e Donald Tramp si president do të jenë përcaktuese për të ardhmen e aleancës ushtarake më të madhe në botë.