Sipas projeksionit më të fundit të BBC-së, republikanët kanë siguruar 51 vende në Senatin e ri të Shteteve të Bashkuara çka u jep atyre shumicën vendimmarrëse.
Numri i vendeve mund të rritet sërish, por 51 vendet e siguruara janë një tjetër fitore domethënëse për republikanët pas triumfit të Donald Tramp ndaj Kamala Haris.