Lila barazoi 1-1 në shtëpi me Juventusin në një përballje ku Edon Zhegrova la sërish gjurmë.
25-vjeçari dhuroi një passim mjeshtëror për sulmuesin Dejvid që kaloi Lilën në epërsi, ndërkohë që gjatë 90 minutëshit ishtë kërcënmi kryesor për mbrojtjen juventine.
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e përzgjodhi Edon Zhegrovën ndër tre më të mirët e ndeshjeve të mbrëmshme në garën më të rëndësishme për klube.
Votuesit e shumtë u shprehen se Zhegrova ishte magjik me asistin dhe lëvizjet e tij me top gjatë ndeshjes.
Zhegrova koleksionoi ndeshjen e tretë ndaj të mëdhave ku arrin të shkëlqejë pas paraqitjeve ndaj Realit dhe Atletikos së Madridit.