Anija “Libra” me tetë emigrantë mbërriti nga Italia në kampin e pritjes në Shëngjin.
Emigrantët pritet t’u nënshtrohen procedurave të shqyrtimit të azilit bazuar në protokollin e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ky është grupimi i dytë që mbërrin në kampet e pritjes në Shëngjin.
Grupimi i parë qëndroi vetëm tre ditë në Gjadër duke u detyruar të rikthehej në Itali pasi gjykata e Romës vendosi se ata vinin nga vende origjine të pasigurta.
Në Itali opozita vijon të akuzojë kryeministren Xhorxhia Meloni se po shpërdoron taksat e italianëve me marrëveshjen e arritur me Shqipërinë pasi sipas saj kostot janë shumë të larta dhe procesi paraqet mangësi të dukshme.