Në seancën e fundit stërvitore trajneri Silvinjo ka provuar sërish skemën që doli me tre pikë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.
Të shtunën kundër Çekisë në portë pritet të jetë Strakosha ndërsa Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj do të formojnë katërshen e mbrojtjes.
Në mesfushë, Asllani me Ramadanin para mbrojtjes dhe Laçi i avancuar pas sulmuesit.
Bajrami dhe Asani zbresin nga linjat e krahëve me Hoxhën që pret të marrë minuta. Sulmi do t’i besohet sërish Indrit Tucit.
Mirlind Daku është i pezulluar ndaj Çekisë ndërsa pritet të jetë i gatshëm për përballjen e së martës ndaj Ukrainës.