Rumania pret sonte në shtëpi Kosovën në një përballje vendimtare për verdiktet e grupit të 2 të Ligës C për Ligën e Kombeve.
Rumunët kryesojnë grupin me 12 pikë ndërsa triumfuan 0-3 në përballjen e parë në “Fadil Vokrri” ku Kosova pati një paraqitje shumë zhgënjyese.
Trajneri Franko Foda e ringriti skuadrën pas asaj humbje duke marrë tre fitore radhazi ndërkohë që sonte dardanët do të luajnë për gjithçka në Bukuresht me vendasit të cilët mund të kënaqen dhe me barazimin.
Milot Rashica është mungesa e madhe e Kosovës për këtë përballje ndërsa rikthehet Vedat Muriqi në majën e sulmit i cili bashkë me Zhegrovën dhe Krasniqin do të pëpiqen të thyejnë prapavijën rumune.
Trajneri Franko Foda shprehu vlerësim për rumunët duke shtuar se Kosova ka kualitet për të dalë me pike nga kjo përballje.