Nga Enver Bytyçi

Sot po thuhet se është dita e përvjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazi-fashistë. Më duhet të sqaroj sa më poshtë:

  1. Lufta në Shqipëri, në 80 përqind të betejave dhe përplasjeve me armë e me dhunë ishte luftë civile. Lexoni urdhërat e shtabeve të brigadave partizane dhe të shtabit të përgjithshëm dhe do të bindeni se shumica dëmuese e tyre bëjnë fjalë për likuidimin e shqiptarëve “reaksionarë”, pra të atyre shqiptarëve, sidomos në veri e në Kosovë, por edhe në jug të vendit, të cilët kërcënonin pushtetin e komunistëve pas luftës!
  2. Gjermanët, të cilët gjendeshin në Shqipëri në nëntorin e vitit 1944, u larguan vetë nga Shqipëria, sepse kishin humbur frontet e luftës në Lindje dhe në vend që forcat e tyre të qëndronin në një Shqipëri, gjithësesi pro-gjermane, ato do të duhej të shkonin në frontet e tjera. Beteja e Tiranës u provokua nga shtabi i luftës, me qëllim që Partia Komuniste dhe diktatori Hoxha të bëheshin faktorë të pakundërshtueshëm për marrjen e pushtetit. Kjo duket shumë qartë edhe në vendimet e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj të atij viti.
  3. Çlirimin e Tiranës dhe të Shqipërisë e zevendësoi pushtimi komunist, i cili e çoi vendin në izolim, varfëri dhe përçarjen më të madhe se në çdo epokë tjetër historike. Historia e këtij regjimi po përsëritet në simbiozë me mafien dhe korrupsionin gjatë këtyre 12 viteve të qeverisjes së Rilindjes së perversitetit! Në fakt Rilindja rilindi diktaturën!

By Editor