Kryeministri  i vendit, Edi Rama e cilësoi opozitën si mbeturinë gjatë fjalës së tij në Kuvend në diskutimin për buxhetin e vitit 2025.

“Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”. – tha Rama. 

Kryeministri e vijoi fjalën duke folur për rrtijen ekonomike të vendit ku ndër të tjera tha se për vitin 2025 është parashikuar një buxhet prej 22 milionë eurosh për bebet e porsalindura.

“Ndërkohë deri tani kemi financuar mbi 145 mln euro për bebet e porsalindura! Ndërsa 22 mln euro të tjera janë në buxhetin e 2025, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025. Kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur borxhin publik, ndër më të ulëtin në rajon” – u shprej Rama..

Po ashtu Rama shtoi se industria e turizmit ka rritur të ardhurat për shqiptarët ndërsa nënvizoi se qeveria po punon për një plan për rritjen e pensioneve në të ardhmen, por pa dhënë afate konkrete.

 

By Editor