#image_title

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi ndaj fjalës së kryeministrit, Edi Rama ku ky i fundit njoftoi se pensionistët do të marrin një bonus shpërblimi për festat e fundvitit.

Bardhi u shpreh se Rama jep bonuse vetëm para zgjedhjeve në përpjekje për t’u marrë votën pensionistëve të nëpëklëmbur.

“Me pensionsitët mendon se do t’i mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke u dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite. As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend t’ja japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve. Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit.”- tha Bardhi 

By Editor