Kombëtarja pret sonte në shtëpi Ukrainën në sfidën e fundit e cila pritet të jetë përcaktuese për verdiktet finale të grupit.
Silvinjo pritet të kryeje ndryshime në formacion ndërsa u shpreh në konferencën për shtyp se do të luhet vetëm për fitore.
Asani do të mungojë për shkak dëmtimi dhe vendin e tij pritet ta marrë Seferi, por shanse për ta nisur nga minuta e parë në këtë pozicion ka dhe Uzuni. Trajneri pritet të vendosë në momentet e fundit.
Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi dhe pritet të jetë titullar ndaj Ukrainës në majën e sulmt ndërsa Tuci mund të marrë minuta si zëvendësues.
Do të përcaktohet në momentet e fudit dhe pozicioni i Bajramit, nëse do e nisë titullar apo në vendin e tij mund të luajë Muçi. Hoxha pritet të jetë sërish në stol sipas pritshmërive, por Silvinjo mund t’i besojë formacionin në momentet e fundit. E gjithë faza e sulmit mbetet për t’u përcaktuar para ndeshjes ndërsa qendra e mesfushës, mbrojtja dhe porta nuk pritet të kenë ndryshime.