Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari me iniciale M.P. pas një sherri të nisur fillimisht në ambientet e shkollës “Fan Noli” më pas i vijuar në ambientet e jashtme.
Cani u godit me thikë dhe pasi eci pak metra ra në trotuarin pranë shkolëls. Më pas ai humbi jetën në spital si pasojë e goditjeve me thikë në organet jetësore.
Autori i krimit postoi në rrjetin “Snapchat” pas largimit nga vendngjarja ndërsa u arrestua pak orë më vonë.
Prindërit e nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” u shprehen të shokuar për ngjarjen duke kërkuar kontrolle rigoroze për nxënësit para hyrjes së tyre në shkollë.
Martin Cani ishte dhe pjesë e ekipeve zinxhir të futbollit pranë klubit të “Dinamos” ku trajneri dhe shokët e skuadrës shprehën pikëllim dhe tronditje për ngjarjen e rëndë.