U mbajt sot seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku kreu i opozitës, Sali Berisha, kërkoi shfuqizimin e masave të detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Këto masa ishin kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të pranuara nga Gjykata e Posaçme.
Sali Berisha kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se ato janë antikushtetuese dhe të jashtëligjshme.
Berisha është mbajtur në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit 2023 dhe është marrë i pandehur në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.