Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Belind Këlliçi u paraqit në SPAK për një kallëzim penal të bërë nga ai ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këlliçi pretendon se Veliaj është i përfshirë në një sërë aferash korruptive, përfshirë skandalin e inceneratorëve, ku Veliaj dyshohet të ketë ndikuar në prokurimin dhe menaxhimin e fondeve publike për përfitime personale. Sipas deklaratave të tij, kallëzimi përfshin edhe falsifikim dokumentesh dhe favorizim të paligjshëm të kompanive ndërtimore .
Një tjetër aspekt i kallëzimit lidhet me pretendimet se Veliaj ka lehtësuar dhënien e pronave publike dhe shkeljen e ligjeve të ndërtimit në projekte të mëdha urbane. PD po e ndjek këtë çështje si pjesë të akuzave më të gjera për korrupsion në Bashkinë e Tiranës .
Belind Këllici mbetet një nga zëtat më aktivë të opozitës në akuzat ndaj shumicës qeverisëse për afera korruptive.