Si sot 5 vite më parë Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë 6.4 ballë me epiqendër në zonën ë Durrësit. 

Bilanci ishte 51 të vdekur dhe 913 të plagosur. 

Mijëra ndërtesa, shtëpi private, pallate dhe institucione publike pësuan dëmtime të rënda nga lëkundjet e forta të tokës.

Grupet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëra, Kosova, Turqia, Italia, Greqia dhe shumë vende të tjera arritën të nxjerrin shumë të mbijetuar nga rrënojat pas orësh të gjata kërkimi. 

Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

By Editor