Nga Hysamedin Feraj

Për mbi një shekull është përpunuar ideja, fillimisht në Shqipëri dhe pastaj është bartë në Kosovë, se me Serbinë është kush lufton kundër Serbisë!

Më vonë, u përdor e gatshme,

– Nga LKK kundër atyrë që kërkuan Kosovën Republikë në vitin 1968: kërkesën e ka nxit Serbia, që ta ketë si pretekst për kthimin e Rankoviqit!

– Nga LKK kundër atyrë që kërkuan Kosovën Repbulikë në vitin  1981: kërkesën e ka nxit vetë Serbia që ta ketë pretekst të na heq autonominë!

– Nga LDK (ish LKK) dhe Shqipëria kundër UÇK-së: e ka nxit Serbia që ta ketë pretekst me na zhdukë si popull!

– Nga LDK kundër shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veriun e saj nga Albin Kurti: e ka nxit Serbia që të na prish me aleatët dhe të na pushtoj më lehtë!

(Tani këtë mënyrë argumentimi që LDK ka përdor dikur kundër Ramushit të UÇK-së e përdor kundër Albinit Ramushi i AAK-së).

Shkurt, pra: kush ngre krye kundër programit dhe politikës së Serbisë është me Serbinë! 

Logjika e këtij argumentimi u përpunua shpejt mbas shpalljes së pavarësisë (1912) dhe kufijve që iu caktuan Shqipërisë (1913) duke lënë Kosovën brenda Serbisë. 

Argumenti thoshte: 

Serbia është e fortë, Shqipëria e dobët (frika). Serbia do që ta pushtojë të gjithë Shqipërinë, por i duhet pretekst që ta legjitimojë në skenën ndërkombëtare: lufta e saj është mbrojtëse sepse u sulmua (provokua) nga shqiptarët. Prandaj ajo i nxit disa shqiptarë (si Hasan Prishtinën, etj.) që ta sulmojnë Serbinë në mënyrë që kjo ta ketë si pretekst për ta pushtuar edhe atë pak Shqipëri që u krijua, dhe kështu shqiptarët të humbin gjithçka! 

Prej atëherë, ky argument ka qenë legjitimimi i veprimit të shqiptarëve kundër shqiptarëve që vepronin kundër pushtimit serb, që nga lëvizjet kaçake të viteve 1920-30 e deri sot.

Sa herë është përdorur ka dalë i gabuar: 

– Kërkesa për republikë e vitit 1968 rezultoi në autonominë e Kosovës (1974). 

– Kërkesë për repubulikë e vitit 1981 rezultoi në homogjenizimin e shqiptarëve rreth kërkesës për pavarësi të Kosovës (199-1996); 

– Homogjenizimi i shqiptarëve rrethe kërkesës për luftë të armatosur dhe realizimi i saj nga UÇK rezultoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës (1999, 2008).  

Ndoshta të dy palët kanë pasur ndjenë të barabartë urrejtjeje kundër sundimit serb, por për mënyrën si kanë menduar të merren me të, gjithmonë i gabuar ka dal argumenti “kush lufton kundër Serbisë, është me Serbinë”. Atyre që e përdorën dhe e përdorin u duhet që thjesht ndjenjës (nëse e kanë) t’ia ofrojnë edhe mendimin gjegjës: nëse e kanë ndjenjën kundër sundimit serb le të mendojnë dhe veprojnë kundër sundimit serb! 

Të gjithë momentet e përmendur më sipër kanë rezultuar në sukses, pavarësisht se në kontekste ndërkombëtar shumë të ndryshëm.

Shkurt, nuk ka rëndësi çka mendon e çka u thotë Serbia, por çka u thotë detyra, detyra e lirisë: 

Nëse Serbia u thotë luftoni kundër meje, dëgjojeni, sepse veç po ua kujton detyrën. Nëse u thotë mos luftoni kundër meje, mos e dëgjoni, sepse bie ndesh detyrës. Ose thënë ndryshe, pavarësisht çka thotë Serbia, më luftoni apo mos më luftoni, lufta kundër sundimit serb ka ka qenë dhe mbetet detyrë e diktuar nga liria. 

Dhe, për shqiptarët, gjithmonë ka pasur rezultat pozitiv: nga autonomia (1974) te homogjenizim popullor (1990-1999) te çlirimi me luftë (1999) te pavarësi (2008).

By Editor