Veton Elshani tha për mediat se sulmi shkaktoi dëmë në ndërtesë dhe në katër automjete të parkuara në afërsi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës shtoi se kanë nisur hetimet për rastin.
Sipas tij, mjeti i përdorur në sulm dyshohet të jetë një granatë dore.
Ky është sulmi i dytë në pak ditë ndaj institucioneve shtetërore në veri të Kosovës pas sulmit ndaj një stacioni policor.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi së fundmi se dy stacione të reja policore do të ngrihen në veri të vendit. Për të cilat kanë nisur edhe punimet.
Ky vendim është kundërshtuar nga Beogradi me pretendimin se po ndërmerren hapa për të rritur presionin ndaj serbëve lokale për të braktisur vendbanimet e tyre.