Talenti i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares së Gjermanisë u shpreh se fillimet e tij në Mynih ishin shumë të vështira pasi i duhej të rimerrte veten nga një dëmtim në nofull.
Musiala kujton se kur ishte pjesë e ekipit U-17 të Bajernit, trajner kishte Miroslav Klosen.
Ai shtoi se golshënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve nuk tregoi aspak “mëshirë” ndaj tij duke e trajtuar njësoj me të tjerët në stërvitje pavarësisht se sapo ishte kthyer nga një dëmtim serioz.
“Duhet të falënderoj shumë Miroslav Klosen, sepse ai ishte trajneri im në U-17 dhe nuk më tregoi asnjë mëshirë. Kur ishte fjala për mbrojtjen, thjesht nuk e kuptova. Unë kam qenë i papjekur në këtë drejtim. Unë thjesht doja të sulmoja dhe të garoja dhe ai më shponte çdo ditë që duhej të mbroja,” shpjegoi “Bambi”.
“Nuk do të gënjej, herë pas here ishte bezdisëse. Por ai më bëri një lojtar më të kompletuar dhe ne kemi një marrëdhënie kaq të mirë. Pa të nuk do të kisha bërë kaq shpejt kërcimin në ekipin e parë, më bëri burrë”. Një nga këto suksese erdhi në vitin 2020, kur Musiala stërvitej rregullisht me profesionistët e Bajernit.” – u shpreh Musiala për “The Players Tribune”.