“Il Mattino” raporton se Napoli ia ka dalë të bindë Ardian Ismajlin për t’u bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte.

Media në fjalë thekson se Ismajli do të kalojë te Napoli në fund të sezonit dhe jo në merkaton e Janarit.

Presidentët De Laurentis i Napolit dhe Korsi i Empolit u pajtuan që kapiteni shqiptar i Empolit të mbyllë sezonin në klubin aktual në mënyrë që skuadra të ketë mundësi të luftojë për mbijetesë në Serinë A.

Të interesuar për Ismajlin ishin po ashtu Interi dhe Juventusi. 

Te napoletanët, Ismajli do të rreshtohet në prapavijë bashkë me Amir Rrahmanin.

Ismajli pritet të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me Empolin i përfundon në fund të sezonit.

By Editor