Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas shpërthimit në rrjetin e ujësjellësit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke e quajtur një incident të manipuluar nga autoritetet kosovare për të goditur komunitetin serb në veri. Ai premtoi se do të sqarojë “kujt dhe pse i shërbeu ky akt” dhe mohoi çdo përfshirje të Serbisë. Vuçiç gjithashtu kritikoi thirrjet e Kosovës për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, duke theksuar se Serbia nuk do të dorëzohet përballë, siç i quajti, “gënjeshtrave”.

Nga ana tjetër, autoritetet në Kosovë kanë filluar hetimet për shpërthimin. Policia ka bastisur disa prona në Zubin Potok dhe ka sekuestruar prova, si pajisje komunikimi dhe një automjet, por nuk ka ende të arrestuar. Kryeministri Albin Kurti ka dënuar sulmin dhe ka premtuar që autorët të dalin përpara drejtësisë, duke shtuar se incidenti përbën një përpjekje për destabilizim.

By Editor