Xho Baiden ishte zotuar se nuk do të përdorte kompetencat e jashtëzakonshme për të falur pjesëtarë të rrethit të ngushtë familjar, por kohët dhe qëndrimet kanë ndryshuar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në largim përdori pikërisht këtë atribut ligjor për të falur të birin, Hanter Baiden, nën hetim federal që prej vitit 2020.

Baiden pranoi fajësinë për mbajtje të paligjshme të armës, ndërkohë që akuzohet dhe për mospagim taksash. 

Xho Baiden e merr këtë vendim pak kohë para se gjykata të merrte një vendim përfundimtar për të birin nën dy akuza federale.

Presidenti i rizgjedhur, Donald Tramp e ka akuzuar shpesh të birin e presidentit aktual për përfshirje në afera të ndryshme, që nga evazioni fiskal e deri te trafiku i armëve.

 

By Editor