#image_title

Vjosa Osmani tha para mediave belge se deklaratat politike të autoriteteve shtetërore bazohen në prova.

“Institucionet e Kosovës nuk merren asnjëherë me paragjykime, por me prova konkrete. Ta përmend një, personat e arrestuar për këtë sulm janë anëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Anëtarët e kësaj organizate edhe emërohen nga Beogradi zyrtar, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar. Edhe mos të ekzistonte asnjë lidhje tjetër vetë fakti që këta janë zyrtarë të Beogradit, janë njerëz të Beogradit që paguhen, mbështeten, trajnohen nga ana e Beogradit, në mënyrë që të kryejnë sulme të tilla kundër Kosovës dhe pastaj mbështeten politikisht, siç po mbështetet e po fshihet në Serbi Radoiçiqi, janë dëshmi të mjaftueshme për involvimin e Serbisë. Nuk ka këtu fare paragjykim, por ka prova konkrete për involvimin e Serbisë, për të cilat edhe sa i përket sulmit të shtatorit 2023, institucionet e BE-së, NATO, janë informuar, dhe sa i përket këtij sulmi terrorist tani janë informuar për provat e deritanishme por institucionet tona të sigurisë po vazhdojnë të punojnë.

Fakti që nuk ka pasur fare përgjegjësi për Serbisë as për sulmin e shtatorit 2023, as për sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në maj, as për kidnapimin e policëve të Kosovës në qershor 2023, as për barrikadë pas barrikade që kanë ndërtuar ilegalisht në veriun e Kosovës dhe krimet që kanë kryer jo vetëm ndaj institucioneve të Kosovës dhe rregullimit kushtetues por edhe ndaj serbëve që jetojnë në veri, kjo ka qenë inkurajim i vazhdueshëm për këto grupe kriminale dhe Serbinë që të mendojnë se si ta sulmojnë Kosovën por edhe stabilitetin rajonal përsëri. Parandalimi dhe bashkëpunimi ynë në parandalimin e sulmeve të tilla është kyç. 

Është një praktikë për ta larguar vëmendjen nga autorët e vëtyeyë që e kanë urdhëruar një sulm të tillë. Taktikat e tilla Serbia ka përdorur edhe në të kaluarën, pra gjuaje gurin-fshehe dorën është prej metodave të zakonshme të Serbisë.” – tha presidentja e Kosovës.

By Editor