Deputetja britanike shkroi në platformën “X” se sulmi i fundit terrorist në Ibër-Lepenc synoi të shkaktonte dëme për civilët dhe të godiste infrastrukturën jetike të Kosovës.
Alisia Kërns nënvizon se hezitimi i Serbisë për arrestimin dhe ekstradimin e Milan Radojçiçit shërbeu si shtysë për autorët e sulmit të fundit.
Radojçiç ishte ideatori dhe drejtuesi i sulmit terrorist në Banjskë, por ai vijon të qëndrojë në Serbi pavarësisht një urdhër-arresteve nga Interpoli dhe shteti i Kosovës.
“Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër-Lepenc në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoiçiqin dhe përgjegjës të tjerë për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri pranë Kosovës kundër terrorizmit”.- ka shkruar ajo.