Kreu i ushtrisë britanike, admirali Toni Radakin tha gjatë një dalje para mediave në Bruksel se bota po rrezikohet seriozisht nga një përplasje e mundshme bërthamore.
“Epoka e tretë bërhamore është afër nesh. Strategjia jonë e parandalimit është sërish prioritare, por nga ana tjetër jemi të përgatitur për çdo skenar.” – u shpreh ai.
Ushtaraku i lartë britanik shtoi se rreziku bërthamor nuk vjen vetëm nga Rusia, por po vlerësohen fhe potencialet bërthamore të Kinës.
Vladimir Putin ka shtuar kërcënimet javët e fundit duke u shprehur se Rusia është e gatshme për një luftë bërthamore.
Drejtuesi i Kremlinit ashpërsoi retorikën pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejuan Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi. Po ashtu vendet e NATO-s po diskutojnë mundësinë e dërgimit të trupave në territorin e Ukrainës. Rritja e tensioneve vjen në kohën kur Donald Tramp pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me zotimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda një kohe të shkurtër.