Kreu i Partisë Demolratike akuzoi sërish kryebashkiakun Erion Veliaj si të përfshirë në afera të rënda korruptive.
Sipas Sali Berishës vëllai i Veliajt dhe e shoqja janë provat e korruptimit të kryebashkiakut të Tiranës.
“Këta kanë vullnet për të vjedhur. Ka zbulime për Harabelin. I vëllai i Veliajt, sa u bë Erion Veliaj kryebashkiak, i vëllai e bleu 100 dollarë kompaninë, tani është 32 mln euro. Përveçse gjejnë thasë me euro, gjejnë aty dhomë masazhi tajlandez, është e vërtetë. Ç’e ke këtë dhomë masazhi, e pyeti oficeri i BKH, kam nisur masazh për të hequr stresin… e kupton ku shkojnë.” – u shpreh Berisha.
Ai foli dhe për një luftë të hapur mes dy klaneve në Partinë Socialiste, njëri i drejtuar nga Edi Rama dhe tjetri nga Erion Veliaj. Sipas Berishës, Rama po e përdor SPAK-un për të goditur Veliajn dhe për ta zhvlerësuar politikisht kreun e bashkisë së Tiranës para zgjedhjeve.