Pep Guardiola u shpreh se karriera e tij në nivel klubesh mund të mbyllet në dejtimin e Mançester Sitit.
Katalanasi i cili numëron 6 tituj kampionë në drejtimin e qytetarëve theksoi se nuk ka energjitë e nevojshme për të marrë drejtimin e një tjetër klubi.
Ai e la të hapur mundësinë për të drejtuar një kombëtare.
“Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Siti, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Nuk do të kisha energji… Mendimi për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes e kështu me radhë… Jo, jo, jo! Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është diçka tjetër.
Unë jam ende i ri dhe kur të ndalem, ka disa gjëra që dua të bëj. Një prej tyre është të mësoj frëngjisht, t’i kushtoj kohën time të lirë vetes në mënyrë që të luaj golf dhe më pas të filloj të mësoj se si të gatuaj gjëra të thjeshta. Një nga terapitë më të mira që kam është kur janë turnetë kryesore të golfit dhe nga e enjtja në të diel unë përgatis ndeshjet e mia në shtëpi ose këtu në ‘Tast’ (restoranti spanjoll që zotëron Pep në Mançester).” – u shpreh trajneri 63-vjeçar.