“Lista për Familjen” e drejtuar nga Visar Korenica dhe Eman Rrahmani do të kenë pjesë të listës për kandidatë dhe ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare. 

Korenica dhe Rrahmani janë dy ish-përfaqësues të “Lëvizja Vetëvendosje” të cilët e ftuan  Mavrajn, sot 38-vjeç të kandidojë për partinë e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

Lajmin e dha vetë Eman Rrahmani gjatë një interviste televizive kur tha se Mavraj do të jetë në listën e kandidatëve. 

Mërgim Mavraj luajti 50 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë nga e cila u tërhoq zyrtarisht në virtin 2022. 

Në nivel klubesh, Mavraj luajti në Bundesligë dhe Bundesliga 2, ku vitet më të mira i pati me Köln dhe Grother Furth në Bundesligë.

By Editor