Gara treshe Juventus-Inter-Napoli për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare sheh napoletanët një hap përpara.
“Il Mattino” raporton se Napoli do të ofrojë 2 milionë euro në Janar për afrimin e Ismajlit duke mos pritur fundin e sezonit kur skadon kontrata e tij më Empolin.
Antonio Konte e ka dhënë miratimin e tij për ardhjen e Ismajlit i cili ka patur paraqitje bindëse me Empolin që nga nisja e sezonit.
Merkato e Janarit pritet të sjellë zhvillime në karrierën e mbrojtësit kuqezi i cili ka pak gjasa ta mbyllë sezonin me Empolin.