Ndeshja në transfertë ndaj Kaljarit ishte e 200-a me klubin bergamask për Berat Gjimshitin.
Treguesit flasin për një karrierë prej lideri të Gjimshitit në këtë klub që nga afrimi në Bergamo në vitin 2019.
Gjatë këtyre viteve me fanellën e Atalantës ai ka koleksionuar 600 duele ajrore të fituara, 392 topa të vjedhur ndaj kundërshtarëve, 257 pasime të ndaluara dhe 790 duele në tokë të fituara.
Berat Gjimshiti së fundmi zgjodhi qëndrimin te Atalanta duke refuzuar oferta nga Arabia Saudite ku iu ofrua një pagë vjetore prej 4 milionë euro.