Marko Arnautoviç dhe Kristjan Asllani i dhanë Interit fitoren 2-0 ndaj Udinezes duke siguruar kalimin në çerekfinale të kupës së Italisë ku do të përballet me Lacion.

Asllani mori duartrokitjet e San Siro-s pasi shënoi të ashtuquajturin gol olimpik nga goditja e këndit.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi e vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe të dy golshënuesve. 

Sipas tij, golat e lojtarëve të stolit vlejnë shumë për moralin e ekipit në këtë fazë të sezonit.

“E kemi thënë që në fillimin e sezonit. E dimë që ka shumë vështirësi, por kam fatin që po punoj me një grup djemsh të jashtëzakonshëm dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Të hënën kemi fituar një ndeshje të madhe, me Lacion por gjithsesi besoj se mund të bënim më mirë. Sot kishim një rival me vlera dhe na u desh të bënim 8 zëvendësime, por gjithsesi skuadra ishte e përqendruar deri në fund..” – tha Inzagi për “Sportmediaset”.

By Editor