Gazetari italian, Rikardo Trevizani, u shpreh se Medon Berisha ka potencial të madh si futbollist.
Mesfushori i kombëtares shqiptare dha një asist për gol në përballjen e Leçes me Monzën, duke marrë vlerësime të larta për paraqitjen e tij. Trevizani theksoi se Berisha dallohet menjëherë në fushë nga prekja e topit dhe pasimet që jep.
“Kam vendosur të flas pas goditjes në ndeshjen Roma-Leçe për mënyrën se si e godet topin. Pas tre minutash në ndeshjen Leçe-Monza, ma konfirmoi. Medon Berisha i Leçes, i datëlindjes 2003, është një lojtar që kur godet topin, krijon një tingull krejt ndryshe.
Nuk është një sulmues por as një lojtar që do të shënojë mijëra gola. Nuk është një futbollist spektakolar, por është një lojtar që luan një futboll spektakolar. Shikoni pasimin që bëri për Morenten. Një veprim të tillë mund ta bëjë një lojtar futbolli amerikan, por me dorë. Berisha e bën me këmbë. Është pak më e vështirë dhe vjen pas asaj goditjeje të shtyllës kundër Romës. Sipas mendimit tim, ai do të bëhet një lojtar i madh.” – tha Rikardo Trevizani.