Sonte në orën 17:00 opozita organizon protestën e radhës, të përcaktuar si mosbindje civile.
Sali Berisha pritet të drejtojë protestën pas një viti arresti shtëpiak.
Protestuesit pritet të bllokojnë akset kryesore rrugore në kryeqytet, në një protestë e cila pritet të zgjasë minimalisht 3 orë.
Po ashtu, Partia Demokratike njoftoi se sot do të ketë një tjetër protestë para ambasadës së Shqipërisë në Londër, me synim sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve britanike për korrupsionin dhe krimin që sundon sot Shqipërinë.
Sali Berisha kërkoi pjesëmarrje në protestë, ndërsa Policia e Tiranës paralajmëroi për përgjegjësi penale ndaj protestuesve që do të bllokojnë qarkullimin e lirë.