Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kristofer Hill, i tha televizionit shtetëror serb (RTS) se vendi i tij nuk ka prova që të implikojnë Beogradin në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që të çojë te Beogradi, por dikush e kreu këtë akt dhe duhet të kryhet një hetim i plotë,” tha Hill për RTS.

Ai shtoi se përfshirja e FBI-së në hetimin e rastit do ta ndihmojë shumë procesin, duke theksuar se SHBA-të janë të vendosura ta ndjekin rastin deri në fund.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan sulmin si më të rëndin ndaj infrastrukturës jetike të vendit, duke vënë në dukje se në shpërthim u përdorën 20 kilogramë eksploziv.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur bindjen e tij të vazhdueshme se pas sulmit qëndrojnë strukturat paralele serbe të mbështetura nga Beogradi.

By Editor