Kryeministri I Kosovës tha para mediave se mosçertifikimi I Listës Serbe për zgjedhjet e 9 Shkurtit ishte një vendim I pritshëm nga partia që ai drejton.
Albin Kurti shtoi se organizatat terroriste Mbojtja Civile dhe Brigada e Veiurt organizuan sulmin në Bajnskë me mbështetjen e Listës Serbe.
“Ne kemi shpallur organizata terroriste Mbrojtjen Civile, dhe Brigadën Veriore, më 29 qershor 2023 në mbledhje të qeverisë. Për ato kemi pasur fakte të bollshme, dhe këtë gjë e kemi bërëbazuar në ato fakte. Kemi marrë shumë kritika ndërkombëtare për atë veprim tonin, dhe merreni me mend më pak se tre muaj më vonë na ndodhi Banjska. Shpallja, doli të ketë qenë veprim i duhur, vendim adekuat nga ana jonëLexo më shumë Protesta e opozitës në Tiranë/ 7 të arrestuar dhe 21 deputetë të proceduar
Tash bëhet fjalë për një parti politike që është e ndryshme për nga karakteri me Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore, dhe megjithatë ne nuk i kemi vendosur në të njëjtën kategori. Por, do të thosha që u përket organeve të ndjekjes dhe sigurisë, dhe sidomos Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatës që të zbardhin shumë më tepër, dhe me shpejtësi të shtuar të sjellin drejtësi, edhe mbi lidhjet e mundshme ndërmjet Mbrojtjes Civile e Brigadës Veriore në njërën anë dhe Listës Serbe në anën tjetër” – u shpreh Kurti.