Shifrën e pubikoi Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Fejsbuk duke kërkuar që regjsitrimet të vijojnë sërish.
Sot është dita e fundit e regjistrimit për mërgimtarët me shtetësi të Kosovës të cilët duan të votojnë në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Vetëvendosja kërkoi shtyrjen e afatit të regjistrimit deri në fundin e këtij muaji, por kërkesa u hodh poshtë nga KQZ.
Krahas votimit me postë, mërgatës së Kosovës për zgjedhjet e 9 Shkurtit i mundësohet dhe votimi fizik në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vende të ndryshme të botës.